Kosova dhe Shqipëria promovojnë ekonominë, tregtinë dhe turizmin

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Shqipërisë si dhe Bashkia e Sarandës, organizojnë aktivitetin e përbashkët për promovimin e tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Lajme

10/03/2017 08:25

Në kuadër të këtij aktiviteti organizohet promovimi i produkteve nga Kosova si dhe organizimi i takimeve B2B ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky aktivitet i përbashkët për promovimin e tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve do të mbahet më 10-11 Mars 2017 në Sarandë dhe është pjesë e agjendës së përbashkët të të dy qeverive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Delegacioni nga Kosova udhëhiqet nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ndërsa delegacioni nga Shqipëria udhëhiqet nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 24 biznese nga Kosova dhe 36 nga Shqipëria.