“Kosova dhe SHBA me agjendë të njëjtë për demarkacionin, të përmbyllet shpejt”

Kosova duhet në afat të shkurtër ta përmbyllë demarkacionin si kriter të mbetur për lëvizje të lirë në Evropë, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, duke treguar për fjalimin që ka mbajtur në Ambasadën amerikane, gjatë një ndeje për festimin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Lajme

01/07/2016 22:59

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se agjenda politike e Kosovës është e përputhshme me agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova duhet në afat të shkurtër ta përmbyllë demarkacionin si kriter të mbetur për lëvizje të lirë në Evropë, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, duke treguar për fjalimin që ka mbajtur në Ambasadën amerikane, gjatë një ndeje për festimin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

“Në rrugëtimin afatgjatë duhet të luftojmë korrupsionin dhe ekstremizmin, dy rreziqe thelbësore që mund të na dëmtojnë rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së”, thuhet më tej në postimin e Presidentit në rrjetin social. /Lajmi.net/