Kosova dhe Serbia “luftë politike” përmes librave

Organizata joqeveritare “Aktiv” nga Mitrovica Veriore të mërkurën ka organizuar konferencë për media e cila ka të bëjë me bllokadën rrjedhëse të distribuimit të librave për mësim të cilën e kanë ndërmarrë dy qeveritë ajo e Serbisë dhe e Kosovës në vendkalimet kufitare, njofton Klan Kosova.

Lajme

29/03/2017 14:05

Në këtë konferencë morrën pjesë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, zëvendësministri i arsimit Usmen Balldzhi, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu dhe drejtori i postës së Serbisë në Kosovë, Randell Nojkiq.

Sipas këtyre panelistëve Serbia ka nisur e para në vitin 2016 të respektojë masat e reciprocitetit përderisa Kosova po i kundërpërgjigjet duke respekutar njëjtë reciprocitetin.

Zëvendësministri i Arsimit, Usmen Balldzhi ka deklaruar se Ministria e Arsimit në Kosovë asnjëherë nuk ka ndaluar tekstet shkollore për nxënësit serb, përderisa qeveria e Serbisë ka kërkuar një leje që këta nxënës të punojnë me planprogram të Serbisë.

Nga ana tjetër, pala serbe  thotë se në Luginë me librat janë dëmtuar 7773 nxënës.

Ndërkaq, Musliu ka deklaruar se janë mbi 10 mijë nxënës që shkojnë me çanta të zbrazura në shkollë.

Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka insituar që të respektojnë konventën në kornizë për mbrojtjen e të drejave për pakicat kombëtare.

Në këtë konferencë ishte i ftuar edhe zëvendësskryeminstri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq por ai nuk ka marrë pjesë në të.