Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kufitar

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i Maqedonisë,Lirim Shabani, sot nënshkruajnë marrëveshje ndërkufitare.

Lajme

19/02/2016 07:58

Marrëveshja përfshin partneritet për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni.

Marrëveshja vlen deri në vitin 2020, ndërsa nënshkrimet do të vendosen në zyrat e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë në Shkup.