Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje në vlerë prej 12.9 milionë euro

Ministrinë e Financave ka bërë të ditur se do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017. 

Lajme

11/12/2017 07:49

Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt, ka vlerën totale prej 12 milionë e 950 mijë euro.

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot në Ministrinë e Financave.