Kosova dhe Emiratet nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik

Sot në Dubai me prezencën e presindetes së Kosovës, Atifete Jahjaga është nënshkruar Marrëveshja për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajme

26/04/2015 17:35

Kjo marrëveshje i hap rrugën investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë.

Siç njofton Presidenca, marrëveshja është nënshkurar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, zotëri Sultan bin Saeed Al Mansouri.

“Arritja e kësaj marrëveshje vjen pas një sërë vizitash bilaterale në Kosovë dhe Emirate të Bashkuara Arabe, dhe takimeve që Presidentja Jahjaga ka pasur me Princin e Kurorës, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan, për të identifikuar plane dhe projekte konkrete për investime”.

“Sipas kësaj marrëveshje, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të përfshijë, por nuk do të kufizohet, në fushën e tregtisë, industrisë, bujqësisë, transporteve, telekomunikacionit, turizmit dhe investimeve, duke përfshirë financimin e fushave të mësipërme”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës. (lajmi.net)

a

aa

aaa

aaaa

aaaaa