Kosova cakton ndeshjen e parë si anëtare e UEFA-s

Kosova do të luajë kundër Ishujve Faro në ndeshjen e parë si anëtare e re e UEFA-së, shkruan “Blic.rs”.

Sport

04/05/2016 10:52

Kosova do të ndeshet me Ishujt Faro në ballafaqimin e parë si anëtare e re e UEFA-s.

“Blic.rs” shkruan se Kosova ka caktuar kundërshtarin e parë pas pranimit në Federatën Evropiane të Futbollit, përcjell “Lajmi.net”.

Ballafaqimi pritet të zhvillohet më 3 qershor dhe do të jetë i pari i Kosovës si anëtarja më e re e UEFA-së.

Kosova dhe Ishujt Faro do të luajnë në Frankfurt.