“Kosova bëhet me Ushtri deri në fund të muajit tjetër”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, sot mbajti takim me strukturat e partisë së tij në Prizren.

Lajme

13/10/2018 17:14

Limaj në fjalën e tij tha se, pavarësia dhe territori i Kosovës janë të panegociueshme në dialog me Serbinë. Të gjithë ata që deklarojnë një gjë të tillë janë duke thënë përralla.

Limaj tha se më herët gjatë bisedimeve me shtetin serb, përfaqësuesit e Kosovës kanë shkuar me duar në gjepa.  Ndërsa tani, sipas tij, Kosova do të shkoj me kërkesa specifike.

Ai ka ftuar që skena politike të bëhet bashkë për trajtimin e kësaj çështje.

“Kosova si shtet është i pacenueshëm, pavarësia e Kosovës është e panegociushme,shteti i Kosovës është i panegociushëm, territori i saj është i panegociushëm. Ajo që ne mundemi me negociu është  është anëtarësimi në OKB, në organizatat e tjera ndërkombëtare, njohja e pesë shteteve të BE-së , fati i të pagjeturve, kemi temën e luftës, të ndarjes së pasurisë. Të tjerat janë përralla për ne”.

“Pres dhe apeloj që skena politike sa më shpejt të bëhet bashkë rreth kësaj teme. Me u ulë me biseduar edhe me kry punën me Serbinë. A është më mirë sot me u qu e me maru mirë a me u qu mas gjashtë muajve edhe me nal diçka që është maru keq”.

“Ne kemi disa kërkesa që nuk i kanë ni përpara. Tu fol për dialogun me Serbinë.. këta njerëz nuk janë shkuar kurrë me një letër, çka na kërkojmë por janë shkuar me i dëgjuar ata  cka po na kërkojnë, janë shku me duar në xhepa”.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka folur edhe për transformimin  e FSK-së në ushtri. Ai tha se brenda këtij muaji do të përfundojnë të gjitha procedurat parlamentare.

Limaj tha se Kosova nuk do të pranojë asnjëherë krijimin e një republike tjetër brenda Kosovës.

“Kalimi i ligjeve për FSK, Kosova do të ketë ushtrinë deri në muajit . Deri në fund të muajit përfundojnë procedurat parlamentare”.

Vartësve të tij, Fatmir Limaj iu ka kërkuar angazhim më të madh në realizimin e synimeve të Nismës Social Demokrate.

Ndërsa deputeti Bilall Sherifi, tha se degët në Prizren dhe Dragash janë embrioni i Partisë Socialdemokrate.

Mirëpo Sherifi nga përfaqësuesit e strukturave të Nismës në Prizren dhe Dragash kërkoi që të angazhohen më shumë në promovimin e punëve që Nisma bën.

Ai po ashtu kërkoi angazhim më të madh edhe në zgjerimin e partisë që bën pjesë.

“Mos u ndalni duke i dhënë zë të gjitha punëve të mira. Dega juaj këtu dhe në Dragash bënë pjesë në degët e organizuara mirëpo kjo nuk duhet të na vetë knaq duhet të hapemi në mënyrë që të rritemi.”

“Përpos kontakte të drejtpërdrejta me strukturat tona mendoj që pak më shumë duhet të angazhohemi në përdorimin e rrjeteve sociale. Kemi një mungesë të përdorimit, kemi një përdorim shumë modest në krahasim me mundësitë që janë për të çuar mesazhin politik dhe organizative të Nismës Socialdemokrate”

Deputetja nga radhët e Nismës, Albulena Balaj- Halimaj, paraqiti punën e asamblistëve të Nisma-s në Prizren. Ajo përmendi kërkesat e tyre sa i përket rritjes së buxhetit, barazisë gjinore e të tjera.

Balaj ka lëvduar edhe punën e deputetëve të Nismës edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputetja po ashtu ka paraqitur edhe punën e drejtorëve komunal.

“…Zafir Berisha ka ngritur çmimin e naftës dhe të mishit, ai ka bërë thirrje që në çështjen e dialogut të bëhen bashkë për ta çuar përpara këtë proces, ai theksuar nevojën për ligj të veçantë për qeverinë.. kam ngritur çështjen e arsimit të viteve të 90-ta dhe presim që shumë shpejtë ky propozim të kalojë në seancë për lexim të dytë”, tha Balaj- Halimaj.

Kryetari i degës së Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha, tha se nuk është i kënaqur me punën që është bërë në Prizren nga përfaqësuesit e Nismës. Ai ndonëse kërkoi më shumë punë, tha se duhet të mirëkuptohen për shkak se bashkëqeverisja me shumë parti nuk është e lehtë.

“Unë kam menduar që kanë punuar edhe më shumë por në Prizren kanë edhe tri vjet e ndoshta ky është edhe fillimi. Ne përballemi me probleme dhe sfida”

“Mendoj se me një korrektësi duhet ta pranojmë si shoqëri dhe si aktivistë përballemi me probleme të trashëguara që nuk duhet t`i zgjidh askush por duhet t`i zgjidhim ne. Bashkëqeverisja mes shumë partive s`mundet me i bë punët që dëshiron andaj ju kërkojmë mirëkuptim”.

Kurse Fatmir Halili, kryetari i degës së Nisma-s në Dragash, tha se përfaqësuesit e Nismës kanë arritur që të adresojnë problemet e qytetarëve edhe në komunën më të largët të Kosovës.

Halili deklaroi se Nisma është duke shkuar drejt zhvillimit, pasi sipas tij, vota që ka marrë kjo parti në zgjedhjeve lokale ka qenë e pastër dhe pa mashtrime.

Andaj ai kërkoi që institucionet e Kosovës të i kushtojë vëmendje të veçantë zonës së Opojës.

“Nisma ka gjetur përkrahjen e fuqishme edhe në komunën më të largët në Dragash.Kemi arritur të krijojmë një ekip që ka arritur të adresoj problemet substanciale. Zgjedhjet lokale kanë nxjerr në pah që Nisma ka ekip të fuqishëm. Vota e Nismës ka qenë votë e pastër pa mashtrim”.

“Nisma si parti është duke shkuar drejt zhvillimit permanent të saj. Vlerësoj se nuk është i rëndësishëm numri i anëtarëve por i rëndësishëm është vlera e tyre që përfaqësojnë idetë e partisë. Ideja jonë është ndryshimi i kësaj gjendje në të cilën po kalon Kosova”, tha ai./EO