Kosova bëhet me kinema solare

Publiku së shpejti do të ketë mundësinë të shikojë një film në vendet e bukura të Kosovës, mu aty ku s’ka menduar që një ditë do të mund të relaksohet dhe të kënaqet nga filma të përzgjedhur, duke shfrytëzuar energjinë solare.

ShowBiz

09/08/2016 17:03

DokuFest do të zgjerohet dhe t’iu kujtojë qytetarëve se hapësira publike është e tyre. Kjo do të ndodh nga tetori i këtij viti.

Drejtori ekzekutiv i DokuFest-it, Eroll Bilibani për këtë mjafton një furgon dhe një vend i përshtatshëm, dhe se Solar World Cinema po zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me DokuFest-in.

“Duke qenë se përdorimin i energjisë solare në Kosovë nuk është ende i përhapur, për neve është shumë mirë që po sjellim këtë ide në një mënyrë shumë novative, përmes kinemasë Bilibani u shpreh mjaft i entuziazmuar që Kosova do të jetë një nga vendet e një rrjeti kaq të gjerë si Solar World Cinema.

“Qëllimi ynë është që të përdorim filmin si mjet për ndryshime shoqërore. Me anë të këtij projekti ne synojmë që të ngjallim jetën kulturore në zona të ndryshme, rurale, dhe t’ia kthejmë publikut hapësirën publike” tha Bilibani.

Maureen Prins themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e rrjetit Solar World Cinema shpjegoi më shumë.

“Ne sjellim filma të pashikuar më parë në vende të pazakonta”, kjo është motoja e rrjetit ndërkombëtar të kinemasë që përdor energjinë solare për të shfaqur filma, raporton lajmi.net

Një furgon për ta mundësuar teknikisht fillimin e këtij bashkëpunimi sa më parë, i është dhuruar DokuFest-it nga sponzori ProCredit Bank./ Lajmi.net