Kosova arrin përparim rekord në “Doing Business”, lë prapa Serbinë, Shqipërinë, Kroacinë (Foto)

Kosova e ka arritur përparimin më të madh këtë vit në mesin e ekonomive botërore. Kështu thuhet  në raportin e fundit të Bankës Botërore, “Doing Business 2018” (Të bërit biznes 2018)

Lajme

31/10/2017 16:10

Pas Kosovës, renditet Uzbekistani, ndërkaq ekonomitë më të ranguara në rajon janë Gjeorgjia (vendi i nëntë), Maqedonia (11) dhe Lituania (16).

Kosova gjendet në vendin e 40-të, para Bullgarisë (50), Serbisë (43), Kroacisë (51), Shqipërisë (65) dhe Bosnjës që gjendet në vendin e 86-të, shkruan lajmi.net.

Kosova në raportin e vitit të kaluar “Doing Business 2017” të Bankës Botërore ishte ngjitur nga vendi 66 në vendin e 60 dhe ndodhej në mesin e vendeve që kanë arritur më së shumti përparime.

Mirëpo, kërcimi prej 20 vendeve që ka bërë Kosova në raportin e fundit llogaritet më i madhi në tërë botën.

Në anën tjetër, Shqipëria ka bërë hap prapa në krahasim me raportin e vitit të kaluar. Shqipëria nga vendi i 58-të ka rënë në vendin e 65-të.

Listës i prinë Zelanda e Re, e ndjekur nga Singapori, Danimarka, Korea e Jugut, Hong Kongu, SHBA-ja, Britania e Madhe, etj. /Lajmi.net/

kosova11 doing kososaa kosooaa