Kosova apo Azerbajxhani, bastoret zbulojnë favoritin e ndeshjes

Kosova do të përballet nesër (e martë) me Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Sport

19/11/2018 16:27

Përfaqësuesja e Kosovës shihet si favorite për ndeshjen e nesërme ndaj Azerbajxhanit, që fillon në ora 20:45.

Bastoret botërore kanë parashikuar ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa Përfaqësuesja jonë është koutuar dukshëm si favorite, raporton “lajmi.net”.

Kosova ka një koeficient rreth 1.75, për dallim nga Azerbajxhani që e ka shumë të lartë, 5.00.

Përfaqësuesja kosovare me fitore ose barazim, do të promovohej në Ligën C, pasi aktualisht gjendet në Ligën D. /Lajmi.net/