Kosova A – bombë e kurdisur

Është dhënë alarmi për pasoja akoma më të mëdha që mund t;i shkaktojë dinozauri “Kosova A”, pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës. Ky termocentral i vjetër është përshkruar si një bombë e kurdisur.

Lajme

07/06/2014 09:53

Avni Kurshumliu inxhinier që ka punuar për rreth 40 vjet në KEK, duke e quajtur këtë TEC si bombë të kurdisur, ka thënë se punëtorët çdi ditë i ekspozohen rrezikut të shpërthimit të avullsjellësve të trysnisë dhe temperaturave të larta.

Organizata ndërkombëtare e ato vendore kanë alarmuar për rresikun që i ekspozohen njerëzit që punojnë në këtë termocentral, të cilin Qeveria po refuzon ta mbyllë.

Të premten, dy punëtorë kanë mbetur të vdekur dhe rreth 20 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të fuqishëm të bombolave me hidrogjen që kanë ndodhur në Repartin e elektrolizës të TC “Kosova A”. Dy nga të lënduarit kanë qëndruar për disa orë nën rrënojat e shkaktuara nga shpërthimi, derisa ekipet e shpëtimit kanë mundur t’i nxjerrin. Për disa kohë është alarmuar për shpërthime të tjera, që mund të ndodhin, shkruan Koha Ditore.  (Koha Ditore)