Kosnett takon Ymerin e Ahmetin, bisedojnë për dialogun – Lajmi.net
Kosnett takon Ymerin e Ahmetin, bisedojnë për dialogun
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 18:05, 12 January 2019
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, i ka vizituar mbrëmë krerët e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin dhe Visar Ymerin.

Siç ka bërë të ditur Ahmeti përmes një postimin në Facebook, temë diskutimi e këtij takimi ka qenë dhe Dialogu si dhe vizita e fundit në Bruksel.

Ahmeti po ashtu ka thënë se subjekt i këtij takimi kanë qenë edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ky është postimi i Ahmetit në Facebook:

Mbrëmë me nënkryetarin Visar Ymeri u takuam me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes z. Philip Kossnet. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PSD dhe për zhvillimet kryesore rreth Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me fokus në viziten e fundit në Bruksel. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO