Kosnett: Lajm i mirë granti nga MCC-ja, por Kosova duhet ta luftojë korrupsionin

Ditë më parë Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka ndarë miliona euro për Kosovën, që të investohet në infrastrukturë dhe energji.

Lajme

13/12/2018 10:45

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën donacionin miliona eurosh nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC).

Kosnett thotë se Kosova duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë, se ditë më parë Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka ndarë miliona euro për Kosovën, që të investohet në infrastrukturë dhe energji.

Ndërsa, dje në shenjë falënderimi për këtë donacion Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur flamuj amerikan në çdo cep të kryeqytetit. /Lajmi.net/