Kositësja e barit si vetëtima

A mund të shkojë një kositëse bari me një shpejtësi 210 km/h? Zakonisht jo. Mirëpo, Honda e ka prezantuar një zgjidhje për këtë ‘problem’. Në fakt, produkti i ri i kosites së barit ‘Mean Mower’ mund të udhëtojë me një shpejtësi, besoni apo jo, 210 kilometra në orë. Kjo është një zgjuarsi dhe shkathtësi e…

Auto & Tek

10/12/2013 06:00

A mund të shkojë një kositëse bari me një shpejtësi 210 km/h? Zakonisht jo. Mirëpo, Honda e ka prezantuar një zgjidhje për këtë ‘problem’. Në fakt, produkti i ri i kosites së barit ‘Mean Mower’ mund të udhëtojë me një shpejtësi, besoni apo jo, 210 kilometra në orë.

Kjo është një zgjuarsi dhe shkathtësi e kompanisë japoneze të automobilizmit, e cila e mundëson argëtimin dhe zbavitjen e vozitësit. Ky mjet, që shërben për kositjen e barit, peshon 140 kilogramë. Ai posedon një motor të motoçikletave të Honda VTR Firestorm.

Kjo kositëse bari funksionon rregullisht edhe në shpejtësi, falë dy motorëve elektrikë, por e aftë që të mos reagojë në asfalt. Ky mjet është përdorur edhe në disa gara, në Francë dhe Angli. Ky kositës bari mund ta arrijë shpejtësinë prej 0 në 100km/h për vetëm katër sekonda. Vërtetë impresionues!