Koshtunica lë politikën

Ishte dy herë kryeministër i Serbisë, por pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, Vojislav Kostunica ka vendosur që të largohet nga politika. Partia e tij, Partia Demokratike ka fituar 6% në zgjedhjet parlamentare.

Lajme

19/03/2014 23:08

Ish-Presidenti i Republikës Jugosllave dhe njëherësh ish-Kryeministri i Serbisë, Vojislav Kostunica, ka vendosur që të tërhiqet nga skena politike, pas dështimit të madh në zgjedhjet e fundit.

Partia Demokratike (DSS) e cila qe themeluar në vitin 1992, ka dështuar jashtëzakonisht në zgjedhjet parlamentare sepse fitojë vetëm 6% të votave të serbëve. Partia fituese, Partia Progresiste ka fituar rreth 49% të votave, dhe partneri i saj i koalicionit, Kryeministri Ivica Dacic, është momentalisht i dyti me 15% të votave.

Deri në zgjedhjet e ardhshme, kjo parti do të udhëhiqet nga Aleksandar Popovic, zëvëndëspresidenti i DSS, i cili po ashtu është kandidat për Kryetar të Beogradit.