Korrupsioni pengesë për investitorët e huaj

Korrupsioni, imazhi i shtetit, sundimi i ligjit, janë disa nga aspektet që nga investitorët janë vlerësuar si pengesat e të bërit biznes në Kosovë. Por, reformat e ndërmarra kanë përmirësuar ambienti e të bërit biznes në Kosovë, thotë Bernard Nikaj.

Lajme

17/04/2014 17:09

Korrupsioni, imazhi i shtetit, sundimi i ligjit janë disa nga aspektet që nga investitorët  janë vlerësuar si pengesat kryesore e të bërit biznes në Kosovë.

Këto janë të gjetur e raportit rreth “Perceptimit të Investitorëve në lidhje me Ambientin e Biznesit në Kosovë”, të publikuar të enjten gjatë një konference të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC).

Në këtë konferencë u tha se reformat e ndërmarra, kanë përmirësuar ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, ka thënë se ky raport është vazhdim i përpjekjeve që po bëhen për krijimin një ambienti sa më të favorshëm për tërheqjen investitorëve.

Nikaj ka thënë se reformat e që ka marrë MTI dhe në përgjithësi Qeveria e Kosovës, kanë shënuar progres në klimën e të bërit biznes në Kosovë.

“Ju e dini që falë disa prej iniciativave të marra prej MTI-së, po edhe ministrive tjera në kuadër të Qeverisë së Kosovës, Kosova, ka shënuar përparime të dukshme në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes”.

“Në vitet e fundit ne kemi shënuar lëvizje prej 40 vendesh në rangimin e përgjithshëm por edhe lëvizje më të mëdha në indikator të veçantë, që kanë të bëjnë me fillimin e biznesit, me pagesën e taksave dhe  me një numër të madh të indikatorëve të tjerë”.

“Këto reforma kanë ndikuar që në t’i tejkalojmë shumicën e vendeve të rajonit në rangimet tona, në raporte e Bankës Botërore për të bërë biznes”.

“Disa nga arsyet që kanë bërë tërheqjen e investitorëve të ri janë ato që ne vazhdimisht përpiqemi ti promovojmë gjatë gjithë kohës, tregu në zhvillim, fuqia e re punëtore dhe  dinamike”, ka thënë Nikaj.

Ndërkaq  Christoph Long përfaqësues nga Swiss Cooperation, zyra në Kosovë, ka

thënë se është bërë punë e mirë në kornizën e të bërit biznes, dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Zvicrës për përkrahjen e zhvillimit ekonomikë të Kosovës.

Në bazë të këtij raportit kompanitë më të përfaqësuara në Kosovës, janë nga Turqia dhe Zvicra me 12 përqind, Gjermania me 11 dhe kompanitë kroate me 9 përqind.