“Korrigjimi i kufijve, ndan Kosovën dhe krijon Serbinë e madhe”

Sipas ish-zëvendësministres së jashtme të Shqipërisë, korrigjimi i kufijve nuk është gjë tjetër veçse ndarje e Kosovës dhe formim të Serbisë e madhe.

Lajme

03/10/2018 17:39

Edith Harxhi, drejtuese e “Albanian Policy Center”, ka folur për propozimin e presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e mundshëm të kufijve të Kosovës me Serbinë, duke u shprehur se Thaçi po e bën këtë vetëm për arsye personale.

Sipas ish-zëvendësministres së jashtme të Shqipërisë, korrigjimi i kufijve nuk është gjë tjetër veçse ndarje e Kosovës dhe formim të Serbisë e madhe.

“E para, propozimi i zotit Thaçi dhe pse ka lindur kjo dhe ku jemi aktualisht me këtë çështje. Korrigjimi i kufijve nuk është gjë tjetër veçse ndarje e Kosovës dhe Serbinë e madhe. Unë mendoj se arsyeja pse Thaçi ka hyrë në këtë histori aventureske është për përfitime personale të tij. Këtu ka të bëjë edhe situata aktuale ku ndodhet Kosova”.

Harxhi u shpreh se ka rreth 1 vit që Gjykata Speciale ka filluar përgatitjet për thirrjen e disa dëshmitarëve, megjithëse u shpreh se nuk ka informacione që mund të jetë edhe Thaçi.

“Ka rreth 1 vit që Gjykata Speciale ka filluar përgatitjet për thirrjen e disa dëshmitarëve. Nuk e di nëse Thaçi do të jetë, sepse nuk ka pasur asnjë deklarim të këtij lloji, por në fund dikush duhet të mendojë se ai zinxhiri i komandës në ushtri të çon te komandanti i forcave. Nuk do ta doja kurrë që kjo gjë të ndodhte për asnjë shqiptar dhe aq më tepër për zotin Thaçi”, u shpreh Edith Harxhi. /TCH/