Kornerët, pika e dobët e Barcelonës

Ekipi ka filluar furishëm edicionin  ri në La Ligë duke fituar tetë duelet e para. Por, ka një defekt. Ndërprerjet vazhdojnë të jenë pika e dobët e Barcelonës, sidomos kornerët, prej ku skuadra ka pranuar tre gola deri më tani këtë sezon. Postiga (Valencia), Coke (Sevilla) dhe Guerra (Valladolid) kanë mposhtur Victor Valdesin nga situata…

Sport

07/10/2013 21:00

Ekipi ka filluar furishëm edicionin  ri në La Ligë duke fituar tetë duelet e para. Por, ka një defekt. Ndërprerjet vazhdojnë të jenë pika e dobët e Barcelonës, sidomos kornerët, prej ku skuadra ka pranuar tre gola deri më tani këtë sezon.

Postiga (Valencia), Coke (Sevilla) dhe Guerra (Valladolid) kanë mposhtur Victor Valdesin nga situata të tilla.

Këtë vit, Barcelona ka provuar një metodë të re për tu mbrojtur në goditjet nga këndi, duke përdorur një sistem zonal të përdorur nga ish trajnerët, Pep Guardiola dhe Tito Vilanova, dhe mbrojtje njeri në njeri.

Deri më tani, rezultatet nuk bindin. Edhe pse trajneri Gerardo Martino është i kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit të ri Marc Bartra, reparti defanziv i Barcelonës pret ndihmë më të madhe pas rikthimit në dispozicion të Carles Puyolit, Javier Mascheranos dhe Jordi Albas që pritet të rikthehen për duelin e radhës kundër Osasunës pas pushimit ndërkombëtar.