Korishë: Babai vret të birin me armë gjuetie

Në Korishë të Prizrenit, mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta ka ndodhur një vrasje, si pasojë e konfliktit brenda familjes. 

Lajme

27/07/2014 15:43

M. Rexhaj, nga Korisha e Prizrenit, mbrëmë ka gjetur vdekjen nga goditja me armë zjarri, që ka ardhur pas një konflikti brenda familjes. Deri në mëngjes ky rast është marrë si vetëvrasje, pohojnë zyrtarët policorë. Por, sipas pistës së parë të hetimeve, dyshohet se babai ka vrarë të birin, raporton Prizren Press.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në repartin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë, ndërsa po sot do t’i dorëzohet familjes për të kryer ritet mortore.

I ndjeri është veteran i luftës së UÇK-së.

Nën masën e arrestit gjendet babai i viktimës, R. Rexhaj, për të cilin thuhet se ka një kohë që nuk ishte mirë me shëndet.

Drejtori i policisë rajonale, Nexhmi Krasniqi bën të ditur se krimi dyshohet të jetë kryer nga një armë gjuetie, e cila është konfiskuar nga policia.