Koreja Veriore anulon vizitën e Ban Ki-moon

Koreja e Veriut ka anuluar vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, një ditë përpara se ai të arrinte në këtë vend diktatorial.

Bota

20/05/2015 08:49

Ban kishte planifikuar të vizitojë të enjten një kompleks industrial në zonën ekonomike Kaeson, e cila ndodhet në kufi dhe udhëhiqet nga të dyja Koretë.

Duke folur në Seul, Ban u ka thënë gazetarëve se nuk i janë dhënë shpjegime për anulimin e vizitës nga autoritetet e Koresë Veriore. Ai ka thënë se ka planifikuar të nxisë pajtimin mes shtetit komunist të Kim Jong-un dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Ban do të ishte shefi i parë i OKB-së që do të vizitonte Korenë Veriore në më shumë se 20 vjet, por kjo nuk ka ndodhur dhe sipas Sekretarit të Përgjithshëm, nuk dihet se kur mund të ndodh vizita e shumëpritur prej tij.