Koretë shkëmbejnë zjarr artilerie

Dy Koretë, ajo Jugore dhe Veriore, janë përfshirë sot në një konflikt detar, i nisur nga Korea e Veriut. Dëme nuk ka pasur e asnjë nga predhat nuk ka goditur tokën.

Bota

31/03/2014 20:25

Koreja e Veriut ka qëlluar me zjarr artilerie në ujrat koreano-jugore, mesa duket në shenjë reagimi ndaj stërvitjeve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut, raporton Zëri i Amerikës.

Seuli reagoi menjëherë sot, duke hapur zjarr ndaj ujrave koreanoveriore.

Zyrtarët thonë se asnjë nga predhat nuk goditi tokën në të dyja anët e kufirit detar dhe se askush nuk u plagos.

Zyrtarët koreano-jugorë thanë se disa banorë të ishujve kufitarë u evakuuan në strehime, si masë mbrojtëse.