Koreja Veriore thotë se armët e saja bërthamore janë të dedikuara vetëm për SHBA-të

Koreja Jugore dhe ajo Veriore sot e kanë filluar takimin e tyre të parë në më tepër se dy vjet, ndërsa të dy palët kanë shprehur optimizëm për mundësinë që sportistët nga Veriu do të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore, gjatë muajit të ardhshëm.

Bota

09/01/2018 23:30

Mirëpo zyrtarë të Koresë Veriore kanë thënë gjatë ditës së martë që kjo e fundit nuk do të diskutojë më fqinjin jugor për armët nukleare, ngase këto armë kishin qëllim vetëm SHBA-të, transmeton lajmi.net.

“Kjo nuk është çështje mes dy Koreve, dhe  diskutimi për këtë gjë do të sillte vetëm prishjen e marrëveshjeve të arritura deri më tani, këto armë, duke përfshirë raketat balistike, bombat me hidrogjen dhe bombat atomike janë vetëm për SHBA-në dhe jo për fqinjtë tanë, Korenë Jugore, apo edhe për Rusinë ose Kinën” citohet të ketë thënë shefi  i negociatave nga Korea Veriore,  Ri Son Gëon. /Lajmi.net/