Korçë, pranga për blerje vote

Një person është arrestuar nga Policia e Korçës pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Lajme

26/06/2017 20:27

Pajtim Myrtollari, 55 vjeç me detyrë specialist pranë Drejtorisë së Peshkimit ne Korçë dhe koordinator i një subjekti politik është vënë në pranga nga blutë e Korçës pasi është kapur duke shpërndarë shuma lekësh me qëllim blerjen e votës, deri në 20.000 lekë për një subjekt të caktuar politik.

Burime të Policisë së Korçës sqarojnë se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit, një 61-vjeçari nga Korça me detyrë koordinator i një subjekti politik pasi gjatë ditës së zgjedhjeve në lagjen nr.6, në automjetin e tij janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 17.000 lekë të cilat dyshohen se do përdoreshin për pagesat e zgjedhësve dhe komisionerëve të këtij subjekti. /TCH