Korçë, burri vrau gruan për xhelozi

Një burrë në Korçë ka vrarë me thikë gruan e tij përpara se të qëllonte edhe veten.

Lajme

19/06/2016 12:47

(I plotësuar)

Mësohet se shkaku kryesor i këtij krimi ka qenë xhelozia. Mikel Xhiko, 34 vjeç ka goditur me thikë mbi bashkëshorten e tij, Yllka Xhiko, 29 vjeç në sy të fëmijës, ku si pasojë i ka shkaktuar dëme të rënda e më pas ka plagosur edhe veten.

Çifti jetonte në një apartament me qera dhe sipas dëshmitarëve, fqinjëve, ata nuk kanë patur konflikte më parë.

Sipas policisë, çifti i bashkëshortëve ka ndërruar jetë në spital. Viktimat janë Mikel Xhiko (34 vjeç) dhe Yllka Xhiko (29 vjeç), raporton TopChannel.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.17.