Korab Shaqiri ‘ironizon’ me kolegët që i blejnë ndjekësit, thotë se…

Korab Shaqiri duket se ka ironizuar me kolegët që blejnë ndjekësit pasi një gjë e tillë nuk ndodhë nga ai.

ShowBiz

20/12/2018 16:40

Këngëtari i njohur, Korab Shaqiri ka publikuar një fotografi në Instagram teksa ka pranuar një mesazh për të ndihmuar atë në rritjen e ndjekësve në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Shaqiri ka vënë një mbishkrim mbi këtë dhe tregon se ata që e ndjekin janë njerëz real. “Më vjen keq nuk kam nevojë për kshtu gjanash! Njerzit që më ndjekin mu janë REAL”, ka shkruar ai.

Megjithatë nuk është diçka për tu habitur pasi shumë nga artistët e estradës i blejnë ndjekësit. /Lajmi.net/