Kopshti zoologjik ofron sesione masazhi me pitonët 50 kilogramësh

Një kopsht zoologjik në Filipine, ofron sesione relaksimi, nëpërmjet një masazhuesi të pazakontë.

Fun

23/07/2018 23:59

Vetëm ata që janë të guximshëm mund të provojnë që t’ju relaksojë trupin, një piton burmez i rëndë 50 kilogramë.

Pamjet që janë filmuar e tregojnë një grua, trupin e së cilës e ka mbështjellë gjarpri, i cili thuhet të ketë peshën e duhur dhe temperaturën e trupit, për një proces sa më të kënaqshëm.

Mirëpo, kjo terapi nuk është për ata që kanë zemër të dobët, thonë organizatorët. “Çelësi i këtij masazhi është qetësia, sikur edhe në çdo masazh tjetër. Pitonët burmez janë të shoqërueshëm, por e ndjejnë stresin dhe kjo i bën të vështirë” ka thënë njëri nga mirëmbajtësit.

Këta reptilë janë të njohur për shtrëngimin e presë deri në mbytje, por derisa nuk e mbështjellin janë ende të shoqërueshëm.

Praktikuesit po ndjehen të pushuar, sepse pitonët thuhet ta kenë peshën specifike dhe temperaturën e ulët, për të dhënë rezultatet e duhura të relaksit dhe freskimit.

YouTube player