Kopshti 10 milion dollarësh

Një çift nga Kalifornia veriore ishin duke ecur me qenin e tyre, kur ata zbuluan disa monedha ari në vlerë prej 10 milion dollarësh.

Bota

26/02/2014 12:23

Një çift i paidentifikuar gjeti 1,427 copa të monedhave të arit të varrosur nën hijen e një peme të vjetër në pronën e tyre në Gold County, raporton NBC News.

Pothuajse të gjitha monedhat, të cilat ishin të viteve 1847 dhe 1894, janë në gjendje të shkëlqyer dhe janë ar i pastër, tha David Hall, i cili ishte i autorizuar për grumbullimin e monedhave.

Edhe pse vlera e disa copave të arit është rreth 27.000$, disa prej tyre janë aq të rralla sa që ekspertët e monedhave thonë se ato mund të arrijnë vlerën deri në 1.000.000$, secila.

“Nuk më pëlqen të them se kjo është një shansë e rrallë dhe e vetme që të vjen në jetë, por ju nuk do ta keni mundësinë për t’a trajtuar këtë lloj materiali apo një thesar si ky, kurr më”, tha Don Kagin i cili e përfaqësonte çiftin.

“Është sikur ata gjetën tenxheren e artë në fund të ylberit.”

Çifti janë mbetur anonim në përpjekje për të shmangur ndonjë mundësi të grabitjes së arit në pronën e tyre nga gjeologët e ditëve të sotme, shtoi ai.

Z.Kagin, familja e të cilit ka qenë në biznesin e monedhave për 81 vjet, bëri të ditur se burri dhe gruaja janë të moshës së mesme dhe kanë jetuar për disa vite në pronë rurale ku janë gjetur monedhat, por nuk kanë ide se kush i vendosi ato aty.