Kopja e rrallë e Biblës që urdhëron njerëzit të kryejnë tradhti bashkëshortore

Një kopje e rrallë e Biblës që urdhëron njerëzit që të kryejnë tradhti bashkëshortore e gjetur më parë në Britani është dalë në shitje.

Fun

24/10/2015 23:30

Bibla e vjetër 400 vjet, e njohur si ‘Bibla e Mëkatarëve’ apo ‘Bibla Keqbërëse’ ka një urdhëresë të turpshme në ‘Urdhëresën e Shtatë’ që thotë: “Ju duhet ta shkelni besnikërinë bashkëshortore”.

Teksti historik, i prodhuar nga shkruesit mbretëror Robert Barker dhe Martin Lucas në vitin 1631, pritet të shitet për 15,000 funte, transmeton lajmi.net.

Thuhet se pasi ishte zbuluar, ky version i Biblës ishte riprodhuar në 1,000 kopje dhe ishte shpërndarë në Britani. Mbreti Charles I urdhëroi që kopjet të tërhiqen dhe të digjen, por një pjesë e vogël e tyre siç duket mbijetoi. (lajmi.net)