Kopja e Mesharit, ekspozohet në zyrat e presidentit Nishani

Në hollin “Nënë Tereza” të Presidencës së Republikës së Shqipërisë u ekspozua një kopje e veçantë e librit të parë në gjuhën shqipe, e “Mesharit” të murgut Gjon Buzuku nga viti 1555.

Lajme

24/12/2014 20:24

Ky libër me vlera historike dhe kulturore u bë dhuratë nga Papa Françesku I, gjatë vizitës së tij në Tiranë më 21 shtator 2014.

Ndërsa një kopje në formë CD-je e “Mesharit” iu dorëzua edhe Drejtorisë Qendrore të Arkivit të Shtetit.

Në frymën e festimit të Krishtlindjes, ditën e enjte, më 25 dhjetor, Institucioni i Kreut të Shtetit do të hapë dyert për publikun e interesuar të shikojë nga afër kopjen e “Mesharit” të Gjon Buzukut, nga ora 11.00 deri në orën 14.00, transmeton KosovaPress.