Koordinatori i PDK-së krahason LDK-në me minjtë

Koordinatori i Partisë Demokratike në Pejë, Arton Muhaxheri ka tërhequr një paralele mes LDK-së dhe minjve.

Lajme

20/03/2017 20:54

Ai në rrjetin social ka pyetur se cili është dallimi në mes të minjve dhe LDK’së?

“Minjtë dalin në sipërfaqe disa dite para se te ndodh tërmeti. LDK i përmend vrasjet politike para se te ndodhin zgjedhjet. E përbashkëta është paralajmërimi”, ka shkruar Muhaxheri në ‘Facebook’.

Përmendja e vrasjeve të pasluftës nga ana e zyrtarëve të LDK-së është kritikuar më të madhe nga ana e njohësve të çështje politike të cilët kanë akuzuar LDK-së se po i përdor këto vrasje për përfitime elektorale.