Kontrolloni gjithnjë këtë gjë përpara se të blini mish të pulës

Mishi i pulës është jashtëzakonisht i konsumueshëm dhe i lehtë për t'u përgatitur, e për këtë arsye gatuhet kaq shpesh në darkë.

Lifestyle

10/01/2019 18:46

Megjithëse shpeshherë proklamohet se mishi i pulës është një opsion i shëndetshëm në botën e mishit, ky lloj mishi nuk është aspak i mirë për ne, sipas studimeve, transmeton lajmi.net.

Bujqësia Botërore ka lancuar një video në lidhje me vijat e bardha në pulë. Këto fije të yndyrës shfaqen për shkak të kushteve që zogjtë mbahen.

Vijat vijnë si rezultat i fryrjes së tepërt të pulave me pesticide, për t’i bërë ato të duken më të mbushura. Kjo, sipas studiuesve, bën që ato të humbin shëndetshmërinë e tyre.

Në një studim të vitit të kaluar në ShBA, u gjet se 96 për qind e mishit të pulave posedonin vija të tilla.

Sidoqoftë, konsumimi i mishit të një puleje të shëndoshë sjellë përfitime të mëdha shëndetësore, ngase nga ky ushqim fitohet hekuri, vitamina B12 dhe ajo B. /Lajmi.net/