Kontrollon telefonin e burrit, dënohet me 36 mijë euro dhe deportim nga vendi

Një grua është gjobitur me 36 mijë euro dhe, e njëjta do të deportohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi ajo e ka kontrolluar telefonin e burrit të saj që të sigurohej nëse ai po e tradhtonte atë.

Fun

19/05/2016 16:40

Arabi ka raportuar në gjykatë se ajo ka shkelur privatësinë e tij, shkruan express.co, transmeton lajmi.net.

Ajo është ndjekur penalisht sipas ligjit të krimit në internet i cili dënon “shkeljen e privatësisë të një personi tjetër”, duke përdorur teknologjinë e informacionit.

E njëjta u shpall fajtore nga gjykata e krimit në Ajman, ditën e së enjtes.

Avokati i saj tha se gruaja e akuzonte burrin e saj se kishte një aferë dashurie.

Ajo pranoi se ishte kyçur në telefonin e burrit pa lejen e tij duke transferuar kështu fotografitë në telefonin e saj.

Çifti thuhet se ishte në të 30-tat e tyre, por asnjë informacion tjetër nuk ishte në dispozicion./lajmi.net