Kontrollet mjekësore që duhet të bëjë çdo grua pas moshës 40-vjeçare

Kalimi në të 40-at ka të mirat e veta. Pasi keni përjetuar shumë gjëra në 3 dekadat e para, jeni më të vetëdijshme se çfarë kërkoni nga jeta dhe si ta merrni atë.

Lifestyle

27/03/2018 10:52

Ndoshta jeni në kulmin e karrierës, po ia merrni dorën prindërimit ose po kërkoni për aventura të reja që duhet t’i bënit që kur ishit më të reja. Nëse e keni pasur si prioritet stërvitjen dhe ushqyerjen e shëndetshme, me siguri ndiheni dhe jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithsesi, mosha 40 vjeç është koha ideale për t’u kujdesur më shumë për shëndetin dhe kryer më shpesh kontrolle tek mjeku. Me kalimin e moshës, rritet dhe rreziku për zhvillimin e disa sëmundjeve, si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe artriti. Kontrollet më të shpeshta tek mjeku mund t’ju ndihmojnë të parandaloni, parashikoni dhe trajtoni sëmundjet para se të bëhen më serioze. Ja cilat janë 9 testet mjekësore që duhet të planifikoni t’i bëni këtë dekadë./Burimi ”shëndeti”

1. Kontroll të tensionit të gjakut
2. Kontroll të kolesterolit dhe triglicerideve
3. Kontroll për diabetin
4. Mamografia
5. Kontroll të syve
6. Kontrolli për kancerin e qafës së mitrës
7. Kontroll të lëkurës
8. Kontroll të tiroides
9. Kontroll për depresionin