Kontrata e Messit kushton 250 milionë euro

Lionel Messi dhe Barcelona janë në negociata për vazhdimin e kontratës së tij, por palët ende nuk kanë zyrtarizuar marrëveshjen. Arsyet e ngecjes ende nuk janë bërë të ditura, mirëpo futbollisti ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Camp Nou’. “Përderisa tifozët dhe zyrtarët e Barcelonës më duan, unë do të mbetem…

Sport

18/03/2014 11:39

Lionel Messi dhe Barcelona janë në negociata për vazhdimin e kontratës së tij, por palët ende nuk kanë zyrtarizuar marrëveshjen.

Arsyet e ngecjes ende nuk janë bërë të ditura, mirëpo futbollisti ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Camp Nou’.

“Përderisa tifozët dhe zyrtarët e Barcelonës më duan, unë do të mbetem këtu”, deklaroi Messi.

Kurse, nënkryetari i Barcelonës, Javier Faus është përgjigjur menjëherë. “Nuk kemi ndërmend të ndahemi me të”.

Atëherë gjithçka është gati? Ndoshta jo. Arsyeja: Mosmarrëveshjet mbeten evidente edhe pse dëshira e palëve është e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

Por, sipas të përditshmes sportive madrilene As, kontrata e re e Messit i kushton Barcelonës me 250 milionë euro. Messi ka kërkuar 25 milionë euro në stinor, për të nënshkruar kontratë të re pesëvjeqare, që do t’i sillte atij përfitime prej 125 milionë eurosh.

Kurse, nëse i llogarisim edhe tatimet, atëherë marrëveshje e re do t’i kushtojë Barcelonës 250 milionë euro. Dhe, për këtë arsye klubi është ende duke hezituar në zyrtarizimin e marrëveshjes.