Kontrata e Durant skadon më 2019, kush do të jetë zgjedhja e tij?

Lojtarit i skadon kontrata aktuale me Golden State Warriors në vitin 2019 dhe opsionet janë të shumta.

Sport

04/10/2018 23:57

Skuadra për të cilën më së shumti janë ngritur zërat për një kalim të mundshëm të KD është skuadra e Lakers.

Mirëpo, sipas Chris Mannix, nga “Yahoo Sports” lojtari nuk do të pranojë të kaloj në radhët e skuadrës nga Los Angeles, arsyeja që sipas tij është prezenca tashmë e LeBron James.

Megjithatë, Durant ka ditur të befasojë me zgjedhjen e tij njëherë dhe nuk do të ishte e befasishme nëse ai do të bashkonte forcat me “mbretin” për aventurën e radhës.

Opsion i mundshëm mbetet edhe kthimi në Oklahoma, për t’i bashkuar forcat me Paul George e Russell Westbrook, mirëpo ky skenar duket të jetë edhe më pak i mundshëm se ai i Lakers.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës nga “Durantula”/Lajmi.net/