Kontrabandistët lënë në rrugë 10 kosovarë, kërkojnë azil në restorant

Të hënën, më 9 shkurt, rreth orës 20, janë paraqitur 10 kosovarë në një restorant për ushqim të shpejtë në Wörth-Wiesent, dhe aty kanë kërkuar azil!

Lajme

11/02/2015 19:29

Bëhet fjalë për dy familje me gjithsej gjashtë fëmijë, nga mosha dy deri dhjetë vjeçare. Ata pastaj janë marrë nga policia dhe janë transportuar në Wört an der Donau, prej nga janë dorëzuar në qendrën për pranimin e azilkërkuesve në Regensburg.

Sipas informacioneve që ka marrë deri tash policia, ata janë sjellë nga kontrabandistë të panjohur në autostradën A3, shkruan miitelbaerischezeitung.de.

Pasi janë ndalur në një pompë benzine, kontrabandistët i kanë përzënë kosovarët dhe i kanë lënë aty pa kurrfarë orientimi. /Albinfo/