Kontrabandë me municion në kufirin Shqipëri-Kosovë

Në pikën kufitare të Vërmicës është arrestuar një person.

Lajme

12/12/2018 10:17

I dyshuar ishte duke kontrabanduar në mënyrë ilegale nga Shqipëria në Kosovë rreth 720 copa municion (fishek) të kalibrit 7.62 mm., përcjell lajmi.net.

Është bërë kontrollimi i shtëpisë ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 e prishur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/