Konsumuesit e kanabisit – më pak apo më shumë seks?

Ekziston një stereotip i zakonshëm që tymosja e marihuanës lidhet me impotencën seksuale.

Lifestyle

18/09/2018 17:43

Por, një kërkim shkencor ka shtyrë përsëri të dyshohet mbi këtë gjë. Sipas këtij studimi të botuar në “Journal of Sexual Medicine”, vitin e kaluar kishte pohuar se përdorimi i marihuanës shoqërohet me frekuencë seksuale në rritje, transmeton lajmi.net

Me fjalë të tjera, njerëzit që përdorin marihuanë, bëjnë më shumë seks sesa ata që nuk përdorin dhe kjo për rreth 20% më shumë.

Ekipi nga Universiteti i Stanfordit në Kaliforni analizoi të dhënat nga mbi 28,000 gra dhe 22,000 burra të cilët u anketuan nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Rezultatet treguan se nuk kishte asnjë bazë në idenë se kanabisi redukton epshin tuaj, pasi nuk kishte lidhje midis përdorimit të tij dhe funksionit seksual.

“Përdorimi i shpeshtë i marihuanës nuk duket të pengojë motivin seksual ose performancën. Nëse ka ndonjë gjë që lidhet atëherë është frekuenca e rritur e seksit”, tha Michael Eisenberg, autor i lartë i studimit dhe asistent profesor i urologjisë në Stanford.

Sipas Raportit Botëror të Drogave të Kombeve të Bashkuara, rreth 238 milionë njerëz mund të përdorin kanabis në mbarë botën. Në Amerikë, nëntë shtete dhe Uashingtoni e kanë legalizuar marihuanën për përdorim rekreativ për të rriturit mbi moshën 21 vjeçare, ndërsa marihuana mjekësore është legale në 30 vende të tjera./Lajmi.net/