Konsumoni mëngjes të shëndetshëm

Shpeshherë disponimin të cilin e kemi në mëngjes, na përcjellë edhe gjatë gjithë ditës.

Lifestyle

31/05/2016 08:52

Për të pasur një mëngjes sa më të shëndetshëm, është mirë që të dimë disa rregulla bazë, pasi që zgjimi vonë në mëngjes dhe ngrënia e ushqimeve të shpejta, nuk i bëjnë aspak mirë shëndetit tonë.

Kur zgjohemi në mëngjes, duhet të furnizohemi me energji të nevojshme, për të vazhduar ditën edhe më tej. Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm është ideal për të ruajtur gjendjen e mirë shëndetësore.

Ushqimet e gabuara në mëngjes mund të rrisin urinë dhe nervozitetin, duke çuar në ngrënie të gabuar dhe mbipeshë.

Ngrënia e biskotave me mëngjes nuk është aspak e shëndetshme. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm, frutave të stinës shtojuni qumësht ose kos, biskota me marmalatë, ose pak bukë./Kp