Konsumoni fruta çdo ditë, që të jeni të shëndetshëm

Udhëzimet e dhëna më parë që frutat dhe perimet duhet të konsumohen të paktën 5 herë në javë, kanë ndryshuar.

Lifestyle

10/01/2015 16:48

Sipas udhëzimeve të reja të mjekëve, është e domosdoshme që frutat e freskëta dhe perimet duhet të konsumohen të paktën 7 ditë në javë. Kjo bën që të ulet rreziku i përgjithshëm i vdekjes me 42% në krahasim me ata persona që nuk marrin sasinë e nevojshme të frutave në javë.

Gjithashtu, kjo bën që të reduktohet edhe rreziku i kancerit me 25% dhe sëmundjet e zemrës me 31%.

Udhëheqësja e studimit, dr.Oyinlola Oyebode tha se është e domosshme që të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime.

“Mesazhi është i qartë, sa më shumë fruat e perime që të hani, ul rrezikun e vdekjes në çdo moshë”, tha ajo.

Udhëzimet rekomandojnë gjithashtu që të konsumohen pesë racione prej 80g fruta dhe perime në ditë. /shqiptarja