Konsumimi i vezëve shumë më i dobishëm nga se mendoni

Revista “American College of Nutrition”(në SHBA) ka publikuar studimin më të ri, sipas të cilit konsumimi i një veze në ditë mund të ulë rrezikun e goditjes në tru me 12%.

Lifestyle

10/11/2016 00:58

Këto përfundime, të publikuara tek kjo revistë kanë dalë pas vëzhgimit dhe analizimit që u janë bërë studimeve të mëparshme të viteve 1982 – 2015. Në këto studime, ku janë përfshirë më shumë se 275 vullnetarë, janë bërë krahasime mes ushqyerjes me vezë dhe sëmundjeve koronare të zemrës e goditjes në tru.

“Vezët kanë shumë vlera ushqyese, përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët mund të ulin stresin oksidativ dhe inflamacionin” tregon dr. Dominik Alexander, nga Instituti EpidStat në SHBA.