Konsumimi i tepërt i alkoolit ndikon ndryshe tek femrat dhe meshkujt

Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i tepërt të alkoolit ka efekte të ndryshme tek femrat dhe tek meshkujt. Zona që preket nga alkooli përbëhet nga një grup strukturash që përfshijnë amigdalën dhe hippocampus, të cilat ndikojnë në kujtesën dhe vendimmarrjen.

Lifestyle

21/05/2017 19:45

Hulumtuesit studiuan 60 persona, 30 gra dhe 30 burra, të cilët ishin alkoolistë prej një periudhe të gjatë kohore, si dhe një grup personash me vullnetarë joalkoolikë. Pjesëmarrësit i’u nënshtruan testeve neuropsikologjike dhe skanimeve të trurit, për të vlerësuar ndryshimet në ato zona të cilat preken nga alkooli.

Studimi u krye nga studiues amerikanë në Massachusetts General Hospital dhe Boston University School of Medicine, të cilët zbuluan se zonat e sistemit të trurit, të prekur nga aklooli janë më të mëdha tek gratë që konsumonin alkoll sesa te ato që nuk pinin.

Ndërsa e njëjta strukturë tek meshkujt është më e vogël tek ata që janë të alkoolizuar sesa tek ata që nuk pinë alkool

“Gjetjet tona sugjerojnë se mund të jetë e dobishme të merren parasysh qasjet specifike gjinore në trajtimin e alkoolizmit”, tha në një njoftim për shtyp Ordon Harris, një nga drejtuesit e studimit, shkruan noa.al.

Hulumtuesit gjetën një lidhje negative midis gjatësisë dhe madhësisë së ventikulave të mbushura me lëng në qendër të trurit, që do të thotë se ka shërim potencial të trurit të përgjithshëm nga efektet e alkoolit me kalimin e kohës.

Skanerët treguan se madhësitë mesatare të pjesëve të trurit, të cilat preken rëndë nga konsumimi i tepër i alkoolit, te burrat alkoolikë ishin 4.1 për qind më të vogla se ato të burrave joalkoolikë. Mirëpo e njëjta shifër tek gratë ishte 4.4 për qind më e madhe në krahasim me ato që nuk pinin alkool.

Çdo vit në vijim u shoqërua me një rënie prej 1.8 për qind në madhësinë e ventikulave në tru duke sugjeruar që shërimi nga dëmtimi i trurit për shkak të alkoolizmit është i mundur.