Konsumimi i frutave çdo ditë ulë rrezikun për diabet

Të ushqyerit me frute të freskëta çdo ditë ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së diabetit.

Lifestyle

13/04/2017 02:20

Një studim i udhëhequr nga Universiteti Oxford, ka gjetur që konsumimi i frutave nuk rritë nivelet e sheqerit në gjak, kjo ngaqë glukoza dhe fruktozat që gjenden në frute procesohen ndryshe në trupin e njeriut për dallim nga sheqernat e rafinuar.

Konsumimi i frutave çdo ditë ulë rrezikun për zhvillimin e diabetit edhe ngaqë ato përmbajnë fibra dhe vitamina.

Më të preferuarat janë molla, portokalli, dardha dhe manaferrat.

Këto frute rrisin nivelet e sheqerit në gjak më gradualisht krahasuar me bananet, rrushin apo frutat tropikale.

Sipas studimit të lartpërmendur, ku u monitoruan afërsisht 500,000 persona në Kinë, është thënë që konsumimi i frutave ulë rrezikun për zhvillimin e diabetit për 12%.