Konsumimi i alkoolit ndikon në kualitetin e spermës

Sa më shumë alkool që konsumon një mashkull, aq më pak spermë ai krijon dhe kualiteti dhe sasia e saj është jo-normale.

Lifestyle

13/10/2014 19:46

Vetëm pesë njësi të alkoolit mund të zvogëlojnë mundësinë e një njeriu për të podhuar fëmijë, thotë një hulumtim i ri.

Studimi, i publikuar në revistën BMJ Open, ekzaminoi rreth 1,200 ushtarë danez meshkuj të moshës 18 dhe 28 vjet, të cilët iu nënshtruan kontrollit mjekësor në mes të vitit 2008 dhe 2012.

Si pjesë e vlerësimit ata u pyetën për zakonet e tyre të pierjes dhe i ftuan ata për të promovuar spermë dhe mostra të gjakut, transmeton Lajmi.net.

Studiuesit gjetën se për meshkujt, të cilët zakonisht pinin shumë, kishte një lidhje në mes të sasisë së konsumuar të alkoolit dhe cilësisë së spermës, raporton femalefirst.co.uk.

Hulumtimi gjeti efektet që ndodhnin kur më shumë se 7.5 njësi të alkoolit në javë ishin konsumuar: një shishe e birrës përmban rreth 2.3 njësi, përderisa disa janë më të forta se kaq.

“Kjo, për njohuritë tona, është studimi i parë për meshkujt e rinjë dhe të shëndoshë që nxjerrë informacione të detajuara mbi konsumin e alkoolit, duke pasur parasysh se të rinjtë në botën perëndimore pijnë shumë”, thanë hulumtuesit në këtë studim.

Sa më shumë që pini alkool, aq më pak spermë do të prodhoni dhe kualiteti i saj do të jetë më i dobët. Prandaj këshillohet që meshkujt të mos konsumojnë alkool sepse kjo do të ketë efekt negativ në spermën e tyre.