Konsumi i marijuanës, shkakton këtë sëmundje të shpeshtë

Njerëzit të cilët konsumojnë marijuanë nepërmjet cigares për t'i ndihmuar ata të bien në gjumë ose rregullisht për ndonjë arsye tjetër - mund të shkaktojë pagjumësinë tek ata.

Lifestyle

18/10/2016 18:40

Të qenët i përgjumur dhe pasiviteti fizik shpesh janë të lidhura me përdorimin e marijuanës, ndërsa shkencëtarët nga Universiteti i Bostonit theksuan se përdoruesit aktiv të marijuanës janë shumë më të prekur nga insomnia.

Gjetjet janë botuar në Gazetën e Sëmundjeve të Vartësisë dhe studiuesit shpresojnë se hulumtimi i tyre do të ndihmoj në largimin e mitit të përdorimit të drogave për arsye të tilla, transmeton lajmi.net

“Gjumi i mirë është një prej efekteve në të cilat konsumuesit e marijuanës betohen, por nuk ka pasur asnjëherë hulumtime të detajuara në këtë pjesë” shprehet autori kryesor Michael Stein në një njoftim për shtyp.

Hulumtimi ka vënë në dukje se konsumuesit e rregullt të marijuanës kishin më tepër gjasë të prekeshin nga insomnia klinike sesa ata të cilët nuk ishin të prekur.

Kështu që, një nga arsyet e mëdha të konsumit të marijuanës është shkatërruar me anë të këtij studimi./lajmi.net