Konsullata shqiptare në Milano me flamuj të Kosovës e Shqipërisë

Dy flamuj ai i Kosovës dhe i Shqipërisë janë ngritur sot në godinën e re të Konsulatës Shqiptare në Milano.

Lajme

10/10/2017 19:43

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një njoftimi në llogarinë e tij në facebook, teksa shton se ngritja e tillë e flamujve nuk përfundon me kaq pasi do hapen dhe institucione të tjera të përbashkëta në shërbim të të gjithë shqiptarëve në botë.

”U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos???? Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë?”