Konstituohet përbërja e re e parlamentit të Serbisë

Deputetët e përbërjes së re të parlamentit të Serbisë, të cilët dolën nga vota e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale në muajin e kaluar, e kanë dhënë betimin të mërkurën.

Lajme

16/04/2014 18:20

Aleksandër Vucic, i cili deri më tani ka qenë zëvendëskryeministër i parë i Serbisë, pritet që të zgjidhet kryeministër për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Partia e tij ka fituar në zgjedhjet e mbajtura sivjet duke siguruar 158, nga gjithsej 250 ulëset në parlamentin serb.

Vucic është zotuar se do t’i çoj përpara reformat që kanë për qëllim përmbushjen e kërkesave të BE-së.