Konspiracioni mbi puçin, Erdogan në stilin e Hitlerit shkatërron kundërshtarët e tij

Teoristët konspirativ tanimë po thonë se përpjekja ushtarake për puç në Turqi ishte e rreme, pasi presidenti turk Tayipp Erdogan e quajti atë si një ‘dhuratë nga zoti’.

Bota

16/07/2016 15:42

Përdoruesit e rrjeteve sociale në një shkrim të “The Independent” e kanë krahasuar këtë përpjekje të puçit, në të cilën më shumë se 160 persona mendohet se kanë vdekur në zjarrin e Reichstag – sulmin e vitit 1933 të zjarrvënies së qëllimshme në ndërtesën e parlamentit gjerman e të  cilin Hitleri e përdori si një justifikim për të pezulluar liritë civile dhe të urdhërojë arrestime masive të kundërshtarëve të tij.

Erdogan u tha mbështetësve të tij në Stamboll në aeroportin Ataturk se ky puç ishte lëvizje e Fetullah Gulen të cilin ai e ka denoncuar si një terroristë të armatosur.

Citohet që presidenti Erdogan ta ketë quajtur këtë si një dhurat nga Zoti, duke thënë se kjo do ta ndihmojë atë që t’i pastrojë anëtarët gangsterë ushtarak të cilët do të paguajnë një çmim shumë të lartë për tradhtinë e bërë, transmeton lajmi.net.

Kjo menjëherë zgjoi frikën se presidenti Erdogan i cili më parë është akuzuar për persekutim ndaj kritikëve do ta përdorë rastin e mbrëmshëm si një arsyetim që të shkatërroj kundërshtuesit e tij.

Frika të tilla kanë të ngjarë të jenë ushqyer nga gazetarët e televizioneve turke, ku sipas tyre, 2,745 gjyqtarë janë larguar nga zyrat e tyre pas përpjekjes për grusht shtet.

Disa vëzhgues madje kanë filluar të spekulojnë se puçi ishte i menaxhuar në atë mënyrë që t’i jap Erdoganit një mundësi për të spastruar ushtrinë e kundërshtarëve dhe për të rritur kontrollin e tij mbi Turqinë, transmeton lajmi.net.

Ryan heath, korrespondenti i lartë i BE-së në Politico, e përdori Twitterin që të shpërndajë komente nga burimet e tij turke, e të cilat ai, ngjarjen e natës së mbrëmshme e quajti si një “puç të rremë” që do të ndihmojë një “luftëtar të rremë të demokracisë” [Erdoganin].

Burimi tha se : “Ndoshta ne do të shohim zgjedhje të parakohshme në të cilat ai do të përpiqet për të garantuar një shumicë të pabesueshme të votave. Dhe kjo ndoshta do të garantojë një tjetër 10-15 vjet të diktaturës autoritare, të zgjedhur”.

“Ne ndoshta do të shohim një ndryshim në kushtetutë për më keq, ku sekularizmi do të jetë zhdukur dhe motivet islamike do të jenë aty”.

Një tjetër përsdorues i Twitter-it i cili përdroi hashtagun #TeatërjoPuç, shkroi një fjali të shkurtër.

“Zjarri në Reichstag. Viti 1933 dhe ju e dini çfarë ndodhi më pas”./lajmi.net