Konsiderohet mbretëresha e re e Instagramit, kuptojeni arsyen (Foto)

Ka në Instagram shtatë milionë ndjekës falë fotografive shpërthyese. Është një modele, por suksesi i saj janë fotot nudo. Pozon në plazhe të mahnitshme, duke treguar forma të përsosura.

ShowBiz

07/11/2016 17:14

Me duar mban të pazbuluar gjoksin dhe jep spektakël. Fizikun e ka për pasarelë mode, por është edhe shumë sensuale dhe lozonjare. Alexis Ren është konsideruar së fundmi si mbretëresha e re e internetit, transmeton Mapo.

Është vetëm 19 vjeçe dhe modelja kaliforniane ka bërë për vete rrjetet sociale me postimet e saj, ku shfaqet me pak rroba të veshura në trup ose aspak: nga kostumi i banjës, te dushi, nga “topless”, te nxjerrja e të pasmeve.

Panorama që i ofron fansave të saj është e mrekullueshme. Alexis Ren, e treta nga pesë fëmijë në familjen e saj, e ka filluar shumë e re karrierën e modeles dhe është bërë e famshme në “Tumblr” tre vjet më parë, kur pozonte për fotografin Lucas Passmore.